Maksim Dimitrievski për 3 orë mblodhi nënshkrimet si kandidat i pavarur

Maksim Dimitrievskit i janë dashur vetëm pak orë për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e pavarur për kryetar komune.

Ai ka thënë se i janë dashur pak orë për të siguruar nënshkrimet e nevojshme.

“Dua që me këtë rast të falënderoj të gjithë qytetarëve të cilët në 3 orët e kaluara e mbështetën këtë iniciativë dhe dhanë mbështetje masive. Kjo për mua është një motiv më shumë që të vazhdoj me angazhimet dhe që së bashku ta zhvillojmë Kumanovën dhe së bashku ta zhvillojmë demokracinë në shtetin tonë”, deklaroi Dimitrievski.

Nga LSDM kanë reaguar kundër këtij veprimi duke shtuar se interesi i qytetarëve të Kumanovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë para interesit të Maksim Dimitrievskit apo interesit të cilitdo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu