Qeveria e Malit të Zi ka lëshuar një njoftim lidhur me hyrjen e qytetarëve të vendeve tjera në territorin e saj.
Banorët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, prej sot mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose atë serologjik – Elisa.
Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me coronavirus.