Maliqi: Vota shqiptare ndëshkoi bindshëm BDI-në dhe Ali Ahmetin

Analisti i njohur kosovar, Shkëlzen Maliqi shprehet se vota e shqiptarëve ndëshkoi bindshëm BDI-në dhe Ali Ahmetin për rolin që kanë pasur që nga viti 2008 si partner koalicioni në qeveritë e dështuara të udhëhequra nga Nikola Gruevski. “Shumica dërmuese e votuesve shqiptarë kanë votuar kundër Qeverisë Gruevski & Ahmeti duke përfshirë jo vetëm Lëvizjen Besa dhe dy partitë të dala nga fraksionimi i PDSH-së, por edhe nga faktin se ndoshta një e treta, apo një e katërta, e këtij elektorati, votën ia ka besuar opozitës së LSDM, që kësaj here nuk ka garuar vetëm si parti e maqedonasve, por ka pasur ofertë edhe për shqiptarët, p.sh., se do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe, dhe disa tjera.

Rezultati i zgjedhjeve zhbën absolutisht pretendimin se BDI-ja është fituese dhe partia me e madhe shqiptare në Maqedoni. BDI-ja në konfiguracionin aktual të forcave është pakicë ndër shqiptarët. Rrjedhimisht, nuk duhet të ketë legjitimitet asnjë formulë e pushtetit të ri që do ta përfshinte në Qeveri Gruevskin apo Ali Ahmetin”, vlerëson Maliqi.


2 KOMENTET

  1. hik more se dhe ti koke i koruptum bessa asht pejlla bdi po hik mos flliq kej hintelektualt jeni gllupa sdini as ni lesh ve ta thuni ni fjal me dal para opjonit ahahah upni kejt ni soj

  2. Anal isti i njohur duket se nuk e bene mire analizen. BDI mori 86000 vota dhe mori vendin e pare. Te dytin, shqiptaret votuan Zaevin, me rreth 70000 vota. Domethene se votuesit shqiptare denuan nje lloj Besen, Aleancen dhe PDSH ne, pasi ata e besuan Zaevin me shume se alternativat e BDI se. Nese don te jeshe analist, atehere te analizosh paanesisht. Por duket qe jeni vetem anal ist

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu