Maqedoni e Veriut, 19 të vdekur dhe 982 raste të reja me COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 48.726, përfshirë 556 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit, ndërsa numri i rasteve aktive aktualisht është 22.203
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 982 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 73.025.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 19 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.096. Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 48.726, përfshirë 556 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 22.203. Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.805 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 363.021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu