Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 175 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 92.693. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 7 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.855.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 81.681, përfshirë 365 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 8.157. Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.733 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 456.341.










