Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje me Bullgarinë

Maqedonia e Veriut do ta vazhdojë komunikimin me Bullgarinë për të gjetur një zgjidhje në frymën e miqësisë, tha kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij, është e rëndësishme se çfarë historie do të shkruajmë sot dhe çfarë brezat e rinj do të kujtojnë politikanët aktualë. Mbështetja për procesin vazhdoi të vijë nga Gjermania. Drejtoresha për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA në Ministrinë gjermane të Puëve të Jashtme, Suzan Shic, theksoi se bisedimet duhet të vazhdojnë vitin e ardhshëm, duke theksuar se çështjet bilaterale, veçanërisht ndryshimet historike, nuk kanë vend në procesin e zgjerimit.

Ajo thekson se afrimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është vendim i rëndësishëm strategjik për rajonin, por edhe për Unionin, dhe për atë kjo ishte një nga prioritetet e kryesimit të Gjermanisë me bllokun. Por, Shic shpreh zhgënjim për shkak të asaj që edhe krahas “punës me të vërtetë intensive”, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën të gjejnë kompromis, por potencon se nuk guxon të harrohet se këtë vit vendi u bë anëtare e NATO-s.

Në rastin me Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, nuk është e mundur Bullgaria të bindet të japë pëlqim. Por, edhe Maqedonia e Veriut kishte linja të kuqe përmes të cilave nuk mund të kalohej. Tani bisedat duhet të vazhdojnë vitin e ardhshëm. Megjithatë, gjatë gjithë kohës e bëmë të qartë se çështjet bilaterale, veçanërisht dallimet historike, nuk kanë vend në procesin e zgjerimit.

Për atë edhe ne u lutëm që çështjet të cilat kanë të bëjnë me historinë e përbashkët të diskutohen në Komisionin e historianëve të cilën e krijuan të dy shtetet në suaza të Marrëveshjes për miqësi. Përfundimisht, edhe Bullgaria dëshiron që Maqedonia e Veriut të mund të bashkëngjitet në BE”, potencoi Shic.

Kryeministri Zaev tha dje se bisedimet duhet të vazhdojnë në frymën e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe ndërtimit të marrëdhënieve më të mira. Theksoi se qëllimi ka qenë me bullgarët të bëhemi vëllezër dhe hapat tonë ishin në këtë drejtim. “Shumë shpesh e kam përdorur narrativin tim për shkak të nevojës së sinqertë që të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, miqësi më të mirë e tjerë, se ne jemi vëllezër, duhet të ndërtojmë miqësi, por për një çast vendosën të na bëhen baballarë dhe këtu është problemi. Ashtu që duke tentuar të ndërtonim vëllazërim, për një çast vendosën miqtë tanë të na bëhen baballarë“, deklaroi Zoran Zaev.

Kryeministri shtoi se është i bindur se shkaku kryesor për qasjen e tillë të Bullgarisë janë zgjedhjet. “Para zgjedhjeve ne politikanët, nuk flas vetëm për Bullgarinë, por edhe për Maqedoninë, jemi joracional dhe me të vërtetë ndonjëherë nuk dimë çfarë vendime marrim. Unë shumë shpesh kam thënë se nuk mund në thelb ta kuptoj ku është problemi, do të thotë unë nuk shoh problem këtu, problemi, të gjithë e dimë, kjo zhvilloi në mënyrë transparente, filloi nga emri i gjatë dhe i shkurtë, nëse Republika e Maqedonisë së Veriut është njejtë me Maqedoninë e Veriut, pasi Maqedonia e Veriut ka ekzistuar si mundësi të ketë aspirata territoriale ndaj Bullgarisë.

Gjithsesi se nuk ka aspirata territoriale ndaj Bullgarisë, ne jemi popull miqësor dhe ne ndërtojmë miqësi gjithkund dhe kjo u dëshmua. Dhe këtë e kemi zgjidhur. Në NATO si e kemi zgjidhur? Me notë e zgjidhëm se Maqedonia e Veriut është e njejtë se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ajo nuk ka kurfarrë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, as ndaj ndonjë shteti tjetër fqinj”, tha Zaev.

Histori të përbashkët, shtoi ai, nuk kanë vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Bullgarisë. Histori të përbashkët ka tërë Ballkani, histori të përbashkët ka tërë Evropa. “Nuk është e përbashkët nëse është bullgare, nuk është e përbashkët nëse është maqedonase. E përbashkët është kur në të njejtën kohë është edhe maqedonase edhe bullgare”, theksoi kryeministri Zaev.

Me qëndrimin e Zaevit se në sjelljen e Bullgarisë ndikim të pjesërishëm kanë zgjedhjet e ardhshme pajtohet edhe lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Bullgaria do të shpreh ashpërsi kundër nesh dhe vendit tonë deri në zgjedhjet në muajin prill, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. “Bullgaria ka zgjedhur të shpreh ashpërsi mbi maqedonasit dhe mbi Maqedoninë deri në zgjedhjet në periudhës mars – prill. Kështu që, me raste, kjo strategji është e qartë si dita dhe se mund të shihet”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se nëse do të ishte në vendin e kryeministrit Zoran Zaev, ai do të braktiste negociatat me Bullgarinë, sepse kërkesat e tyre janë plotësisht të papranueshme. Sipas tij, nëse kushti për marrëveshje, janë kërkesat e mëdha shtetërore dhe hegjemoniste të Bullgarisë, Zaevi duhet t’i ndërpresë negociatat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu