Maqedonia e Veriut kur do të hap kufijt, flasin kryeministri dhe ministri i jashtëm

Kur do të hapen kufijt?, janë pyetjet e shpeshta që parashtrojnë qytetarët gjatë kësaj periudhe të fundit, ku ka rënie të rasteve të infektuarëve me koronavirus.

Kryeministri Oliver Spasovski i pyetur sot rreth kësaj tha se është herët për tu hapur kufijt dhe se plani i hapjes do të jetë në përputhshmëri me vendet e rajonit.

“Mendoj se ende duhet të jetë kjo gjendje dhe të mos lejojmë hyrje në Maqedoninë e Veriut, derisa nuk shohim shifrat dhe derisa nuk kemi zvogëlim të epidemisë tek ne dhe në vendet e rajonit”, theksoi kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Ai tha se Qeveria ka plan për të gjitha aktivitetet dhe masat që duhet të ndërmerren gjatë periudhës së ardhshme.

“Një nga këto çështje sigurisht se është hapja e kufijve. Kjo nuk do të varet vetëm nga vendi ynë, por edhe nga të gjitha vendet e rajonit. Dëshira jonë është që kjo të ndodhë sa më shpejt, megjithatë kjo varet nga të gjithë ne, se sa të gjithë bashkë i qasemi seriozisht dhe me përgjegjësi kësaj krize”, theksoi Spasovski.

Edhe ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se vendimi për hapjen e kufijve do të varet nga së paku dy faktorë, edhe ate se si do të variojnë rastet me të infektuar dhe së dyti çka pasi që të hapen kufijt si dhe hyjmë në një fazë të re të qarkullimit konstant të njerëzve.

Ai tha se për hapjen e kufirit mund të ketë një konferencë rajonale ku do të ketë koordinim për të planifikuar dhe hapur kufijt. Dimitrov tha se për këtë së fundi është dëgjuar edhe me ministrin e jashtëm grek, Dendias, ku ka folur për planet e hapjes së kufijve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu