Sipas World Population Review, Maqedonia renditet e gjashta në renditjen e 10 vendeve më të varfra në Evropë. Na ndjekin Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi dhe në krye të listës janë Ukraina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Shqipëria, transmeton InfoShqip.
Disa vende evropiane janë shumë të pasura dhe janë ndër më të pasurat në botë. Megjithatë, prosperiteti ekonomik në Evropë ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve. Vendet e Europës Lindore, veçanërisht ato që u prekën keq nga rënia e Bashkimit Sovjetik, janë ndër më të varfrat sot”.
Në këtë raport për Maqedoninë thuhet se vendi ka pësuar ndryshime dramatike ekonomike që nga viti 1991 dhe gradualisht ka përmirësuar ekonominë e saj. Tregtia përbën rreth 90% të PBB-së së vendit. Pavarësisht politikës së zbatuar me sukses të autoriteteve, Maqedonia ende ka një shkallë të lartë të papunësisë prej 16,6%. Në vitin 2020, PBB për frymë në Maqedoni ishte 5,888 dollarë amerikanë../InfoShqip.com










