Maqedonia në kërkim të pilotëve ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë dhe Akademia ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” sot shpallën konkurs për regjistrim të tetë ndjekësve të aftësimit profesional dhe përsosjes për pilotë ushtarakë.

Nga MM kumtuan se kandidatët duhet të kenë të përfunduar arsim të lartë dhe të mos jenë më të vjetër se 28 vjeç.

Nevojitet që t’i parashtrojnë aplikacionet e tyre me dokumentet e nevojshme më së voni deri më 26 tetor.

Gjatë pranimit merret parasysh suksesi i kandidatëve nga arsimi i kryer i lartë dhe verifikimi për gatishmëri fizike.

Sipas kushteve të konkursit, seleksionimi i mëtejshëm përbëhet nga verifikimi i njohjes së gjuhës angleze, verifikimet shëndetësore dhe seleksionimi në tokë dhe ajër që kryhet në Qendrën për trajnim të pilotëve, që paraqet një nga qendrat më të sofistikuara për trajnim të pilotëve në rajon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu