Maqedonia nuk dëshiron t’i lëshojë turistët vendas për pushime në Turqi apo Shqipëri

Të huajt e kanë të vështirë të vendosin ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut si destinacion turistik për shkak të mungesës së informacioneve nga institucionet kompetente. Sektori i turizmit u bën thirrje ministrive që të jenë më efikas dhe të publikojnë në faqet e tyre në anglisht cilat dhe çfarë masash ka në vendin tonë. Sipas këtij sektori autoritetet nuk po bëjnë aq sa duhet për të tërhequr turistë të huaj.

“Në faqen tonë “koronavirus.gov.mk” lajmi i fundit i botuar në anglisht është në maj të vitit 2020. Për çfarë turizmi do të flasim nëse ministria nuk i publikon protokollet. Aktualisht kemi masa represive ku lëvizja është e kufizuar dhe Ministria e Punëve të Jashtme në faqe nuk ka në anglisht, si ne t’u sqarojmë udhëtarëve afarist apo turistëve nga ora 10 deri në 5, se shteti thjesht nuk kujdeset për këtë pjesë”, tha Aleksandar Kuzmanovski, shoqata e gastronomisë dhe turizmit pranë Odës ekonomike.

Përveç informacionit, nga Oda thonë se kanë një vit vonesë me vulat e sigurisë “Udhëtim i sigurt” të cilat garantojnë sigurinë e turistëve të huaj në mjediset ku do të qëndrojnë. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se vulat janë siguruar, por kriteret janë ende duke u përcaktuar.

“Tashmë jemi në kontakt me Odat tona afariste dhe ambasadën zvicerane ku do të formojmë komision që do të përcaktojë kriteret që plotësohen në përputhje me atë që e kemi marrë nga organizatat e huaja dhe tashmë do të fillojnë të realizohen brenda ambienteve tona gastronomike”, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi shprehet se përparësi do të jetë tërheqja e turistëve të huaj por edhe mbajtja e turistëve vendas në shtet. Sipas tij, vendi nuk do të negociojë me Greqinë siç bëri Serbia, në mënyrë që qytetarët të planifikojnë pushimet e tyre verore në një nga destinacionet tona turistike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu