Gjuha maqedonase ishte e shkruar në banknotat e ish Jugosllavisë edhepse maqedonasit ishin më pak se 8% në kuadër të federatës së atëhershme. Në banknotat e kohës së Titos të dhënat kanë qenë të shkruara në tri, respektivisht në katër gjuhë dhe kjo nuk ka paraqitur asnjë problem në funksionimin e sistemit fiskal të atëhershëm.