Marca: Icardi te Real Madridi për 40 milionë euro

Real Madridi beson se ata mund të përfitojnë nga situata e Mauro Icardit me Interin duke e nënshkruar atë për një shifër të ulët prej 40 milionë euro.

Icardi dhe Interi kanë tensionuar marrëdhëniet tash e disa javë dhe sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Giuseppe Meazza në verë.

Situata e tij po shikohet me kujdes nga një numër i madh klubesh evropiane, të cilët duan ta shfrytëzojnë këtë për ta transferuar yllin e madh të sulmit.

Sipas gazetës spanjolle Marca, klauzola e lirimit prej 110 milionë eurosh e vlefshme vetëm në dy javët e para të korrikut – nuk është më çmimi më i ulët i mundshëm për Icardin.

Situata gjithnjë e më e tensionuar, pohon gazeta spanjolle, mund të nxisë Interin që të pranojë një shitje të lojtarit për vetëm 40-50 milionë euro.

Kjo do të lidhej gjithashtu me raportet italiane që drejtuesit e Interit rrëfenin se asnjë ofertë e madhe kurrë nuk ishte ardhur për argjentinasin.

Ai nuk ka luajtur për disa javë, qysh kur iu hoq shiriti i kapitenit për arsye që mbeten të paqarta dhe po vuan zyrtarisht nga një lëndim në gju.

Para disa javës, agjentja dhe gruaja e lojtarit, Wanda Nara, gjithashtu ka thënë për Marca se “nuk është e vërtetë që Mauro nuk ka shkuar në Real Madrid për shkak timin. Kemi një respekt të madh për Realin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu