Prioriteti kryesor i Ministrisë së Drejtësisë është rikthimi i besimit te sundimi i ligjit. Ky është një përparësi në planin e veprimit të Qeverisë për vitin 2021 të ardhshëm kështu theksoi Ministri I Drejtësisë Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp mbi metodologjinë për kontrollimin e punës së gjyqësorit, e cila u ndoq nga Prokurori Publik, Ljubomir Joveski dhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev.
“Besimi mund të rikthehet vetëm përmes një gjyqësori efikas dhe prokurorisë publike” – thotë Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq duke u thirrur në raportin e KE-së ku thuhet se çështjet e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar, përfshirë ato të hapura nga ish-PSP-ja, duhet të mbyllen, dhe të ketë aktvendime përfundimtare.
“Në periudhën e kaluar, ne kemi qenë dëshmitarë se disa raste ishin shtyrë si të të vjetëruar dhe për disa i gjithë procesi ishte shumë i ngadaltë.Kjo është arsyeja pse KE rekomandon që ne të vazhdojmë me zbatimin e qëndrueshëm të strategjisë për reformën në sektorin gjyqësor dhe zbatimin e kornizës ligjore nga palët kryesore të interesit, e cila do të kontribuojë në rritjen e besimit në sistemin gjyqësor.”- tha Bojan Mariçiq.
Prokurori publik, Ljubomir Joveski, theksoi se deri më tani nuk është përcaktuar asnjë përgjegjësi penale për asnjë prokuror, por nëse përcaktohet se ka elemente të një krimi, Prokuroria nuk do të ketë aspak dilemë për të filluar një procedurë të tillë.
“Prokuroria monitoron punën e prokurorive, përgjegjësia e prokurorëve publik është mprehur dhe ekziston një procedurë e qartë. Prokurorët po japin dorëheqjen, por kjo nuk do të thotë që qëllimi i përgjegjësisë nuk është arritur. Nëse identifikohen elementë të një krimi, Prokuroria mund të fillojë procedime kundër prokurorit“.- tha Lubomir Joveski.
Kryetari I Këshillit Gjyqësor Kire Zdravev, tha se tek gjykatësit cështja është ndryshe, ku parashihet vazhdimi I procedurës edhe pse është dhënë dorëheqja. Ai nuk ndjehet krenar për shkarkimet e gjykatësve.
“Aktvendimi I plotfuqishëm kundër gjykatësit publikohet në Gazetën Zyrtare me shkallë anonimiteti. Nuk jemi krenar që kemi shkarkuar 9 gjykatës, respektivisht ata vetë janë shkarkuar, kurse Këshilli Gjyqësor vetëm e ka konstatuar”- tha Kir Zdravev.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Maricic, njoftoi se me plani për pastrimin dhe filtrimin e gjyqësorit dhe prokurorëve, për herë të parë po ngrihet në një sistem për monitorimin e punës së personelit kryesor.









