Marina Amerikane aktivizon anijet spitale për pandeminë

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA’së ka njoftuar të martën se Pentagon ka nisur procesin e aktivizimit të dy spitaleve anije të Marinës Luftarake Amerikane- një në bregun lindor dhe një në atë perëndimor- për të ndihmuar me përpjekjet e qeverisë federale në luftën kundër pandemisë.

“Ne i kemi urdhëruar tani më Marinën- për të vazhduar përpara me përgatitjet me aktivizimin e tyre” ju ka thënë Sekretari Esper reporterëve dje.

Dy anijet spitale që kanë filluar aktivizimin janë USNS Mercy dhe USNC Comfort, që janë ankoruar në portet në San Diego të Kalifornias dhe Norfolk në Washington, të dy anijet kanë kapacitet prej 1 mijë shtretër.
Aktivizimi i këtyre anijeve do të ndihmoj në lirimin e presionit ndaj spitaleve civile kur bëhet fjalë për raste të traumave, dhe do t’i liroj vendet dhomat për rastet me sëmundje infektive.

Siç kishte raportuar Reuters, Shtëpia e Bardhë të martën po ashtu ishte konsultuar me Pentagon për të aktivizuar Korpusin e xhenios për të ndihmuar në ndërtimin e spitaleve fushore si pjesë e planit lehtësues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu