“Marrëveshja e tregtisë së lirë do të hap një epokë të re në lidhje Turqi-Mbretëri e Bashkuar”

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, ka deklaruar se marrëveshja historike midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, që pritet të nënshkruhet gjatë ditës së nesërme, do të hap një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve. Në llogarinë e saj në twitter, Pekcan shkroi se “kjo epokë e re në marrëdhëniet tona do të jetë reciprokisht e dobishme si për Turqinë ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar“.

Ajo theksoi se pakti do të formojë një bazë dhe kornizë të re për marrëdhëniet dypalëshe. “Marrëveshja e tregtisë së lirë, e cila synon të çojë përpara vëllimin tonë tregtar, paraqet një moment historik në rrugën për të thelluar marrëdhëniet tona në bazë të fitores për të dy palët“, shkroi Pekcan.

Ajo po ashtu shtoi se pakti, negociatat mbi të cilën filluan në vitin 2017, paraqet marrëveshjen e dytë më të rëndësishme tregtare për Turqinë pas Unionit Doganor të vitit 1995 me Bashkimin Evropian (BE). “Uroj se kjo marrëveshje të sjellë rezultate të frytshme për vendet dhe qarqet tona të biznesit“, tha ajo.

Dje, gazeta britanike Financial Times, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar është tregu i dytë më i madh i eksportit të Turqisë, citoi sekretaren britanike të tregtisë ndërkombëtare, Liz Truss, e cila thotë se, “Marrëveshja që presim të nënshkruajmë këtë javë, mbyllet në marrëveshjet e tregtisë pa tarifa dhe do të ndihmojë në mbështetjen e marrëdhënieve tona tregtare, vitin e kaluar me vlerë prej 18.6 miliardë paund“.

Më 24 dhjetor, pas pesë vite negociatash, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja arritën një marrëveshje tregtare që do të zbatohet pas Brexit-it. Më herët gjatë ditës, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi marrëveshjen e re midis vendit të tij dhe Mbretërisë së Bashkuar, që do të nënshkruhet nesër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu