Pazaret politike dhe ndarja e pushtetit ishte ajo që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po bëjnë të mos arrijnë marrëveshje koalicioni për formimin e qeverisë së re.
Ani pse Albin Kurti tha se kur Lëvizja Vetëvendosje të jetë partia e parë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit dhe menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ’ja do ta formonte për 72 orë qeverinë e tij, kjo nuk ka ndodhur akoma.
Kanë kaluar më shumë se 3 muaj që kur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kanë filluar bisedimet, qysh nga takimi i tyre në shtëpinë e liderit të LDK’së, hotele luksoze, seli të partive dhe në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, por marrëveshja ka dështuar.
Dështimi i marrëveshjes mes VV dhe LDK erdhi për shkak të ndarjes së pushtetit, pozitës së presidentit dhe ndarjes së ministrive.
Posti i Presidentit dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë bërë mollë sherri, transmeton Gazeta Metro.
LDK’ja dhe Vetëvendosje ishin marrë vesh për një ndarje të barabartë të dikastereve ministrore, por që lufta ishte se kush do të bëhej president në prillin e 2021-s.
Lidhja Demokratike e donte me patjetër postin e të parit të shtetit, Vetëvendosje insistonte që nëse e merr atë, do të duhej të hiqte dorë nga Ministria e Brendshme.
Këto mospajtime, bënë që me 26 dhjetor në seancën konstitutive të shkohej pa një marrëveshje mes partive.
Kur askush nuk e dinte mbarëvajtjen e seancës, nga foltorja e Kuvendit Albin Kurti propozoi për Kryetar të Kuvendin, krahun e tij të djathtë Glauk Konjufcën.
Ftesën e fundit!
Presidenti ja bëri me datën 30 dhjetor ftesën e fundit liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Por Kurti në përgjigjen zyrtare i tha presidentit se ata “mund të takohen me datën 06 janar të vitit të ardhshëm”. Me këtë u konfirmua së viti 2020 Kosovën e gjen pa qeveri edhe pse pesë ditë më parë Kuvendi i Kosovës u konstituua ku u zgjedh kryetari dhe kryesia e Kuvendit.
E kjo situatë ku kryetar i Kuvendit u zgjodh përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i komplikoi bisedimet VV-LDK. Sipas zyrtarëve të LDK-së që nuk ishin dakorduar paraprakisht me Vetëvendosjen për kreun e Kuvendit, i ktheu të gjitha bisedimet për koalicion qeverisës në pikën zero. Kështu thotë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Janë hedhur poshtë të gjitha diskutimet paraprake. Situata tash ka ndryshuar dhe të gjitha duhet të diskutohen brenda tavolinës së bisedimeve me partinë fituese të zgjedhjeve”, thotë Lutfi Haziri.
Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë vazhdojnë t’i bëjnë thirrje politikës kosovare që të ulën të merren vesh dhe ta formojnë qeverinë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, takoi të hënën ndarasi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, siç u tha “për t’u informuar lidhur me ecurinë e negociatave që po synohet një marrëveshje e mundshme koalicioni qeverisës”.