Kryeministri në detyre, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në se marrëveshje për investime e nënshkruar më 31 dhjetor 2020, ka hyrë në fuqi.
Hoti ka treguar që të hënën ka ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut dhe grante për ndihmë teknike. Gjithashtu ka cekur se Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka nënshkruar këtë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.









