Marsi është larg, Barça afron datën e zgjedhjeve për president

Barcelona nuk e ka një president me të drejta të plota dhe kështu do të vazhdojë deri në janar. Carles Tusquets kreu i përkohshëm i klubit ka vendosur të caktojë një datë të re të zgjedhjeve, duke e afruar afro dy muaj.

Dje në mbledhjen e këshillit drejtues është vendosur se zgjedhjet për president do të organizohen në 24 janar të vitit të ardhshëm. Në situatën që jetojmë nuk mund të themi se është e sigurt se zgjedhjet do zhvillohen në atë datë.

Carles Tusquets
Pandemia i ka bërë gjërat shumë të paparashikueshme dhe klubi do vendosë përfundimisht duke parë rrjedhën që merr pandemia dhe nëse qeveria i jep leje në atë kohë të zhvillohen zgjedhje.

Victor Font
Sa më shpejt të bëhen zgjedhjet e reja, aq më mirë është sepse katalanasit janë në kolaps total, pas dorëheqjes së Bartomuet, i cili e futi klubin në krizë të gjithanshme dhe duhen me patjetër investime të reja, për të shmangur falimentin. Victor Font dhe Joan Laporta janë kandidatët kryesorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu