Masakra e Berlinit, DASH paralajmëroi kancelaren Merkel një javë më parë

Inteligjenca dhe vetë kancelarja Angela Merkel ishin paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste kryesisht në tregjet e Krishtlindjeve, vetëm një javë para sulmit të tmerrshëm në Berlin.

Shërbimet inteligjente amerikane, veçanërisht ekspertët kundër terrorit paralajmëruan Europën për rritjen e rrezikut për sulme të mundshme terroriste, kryesisht në prag të festës së Krishtilindjeve.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se kishte “informacione të besueshme” se militantët e shtetit të vetëshpallur islamik po planifikonin sulme mbi të gjithë Europën gjatë sezonit festiv.

“Shërbimet e inteligjencës evropiane ishin të vetëdijshëm për kërcënimin në të gjithë kontinentin në prag të Krishtlindjeve”, raporton britanikja “Express”.

Në sulmin e mbrëmshëm në Berlin, një militant që dyshohet të jetë nga radhët e ISIS, vrau 12 persona dhe plagosi 48 të tjerë, teksa drejtonte një kamion u përplas me shpejtësi në turmën e njerëzve që bënin blerjet e fundit para festës së Krishtlindjeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu