Mateo i merr jorganin Rogertit, banori bie nga shtrati, reagojnë familjarët (VIDEO)

Një ngjarje e tensionuar ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, pas publikimit të një “story”-je në Instagram nga familjarët, ku pretendohet se Rogerti është vënë në shënjestër nga banorët gjatë gjithë mbrëmjes. Sipas tyre, situata është përshkallëzuar pas debateve të ashpra që ai ka pasur me Malin.

Në pamjet e shpërndara dhe në përshkrimin që i shoqëron ato, thuhet se Mateo ka kryer një veprim të rëndë ndaj Rogertit, duke e nxjerrë me forcë nga shtrati. Ai dyshohet se e ka tërhequr nga jorgani në momentin kur Rogerti ishte shtrirë për të fjetur, një situatë që është cilësuar si e papranueshme nga shumë ndjekës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, me thirrje të drejtpërdrejta ndaj produksionit që të ndërhyjë dhe të hapë të ashtuquajturin “zarf i zi” për Mateon. Shumë komentues e kanë cilësuar këtë veprim jo vetëm si dhunë fizike, por edhe si presion psikologjik ndaj një banori që ndodhej në një moment të ndjeshëm.

“Loja nuk bëhet duke lënduar tjetrin”, shkruhet në disa nga reagimet, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se situata mund të kishte përfunduar edhe më keq, nëse nuk do të ishte ndalur në kohë.

Tashmë, vëmendja është e përqendruar te reagimi i produksionit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë masa ndëshkuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu