Materazzi “bekon” Inzaghi tek Interi, mesazh të koduar për Mourinho

Marco Materazzi, në prezantimin e kalendarit të Serie A (2021-2022), komentoi për Interin e së ardhmes.

INZAGHI – “Ai merr drejtimin e një ekipi tashmë të rëndësishëm. Përveç Hakimit, nuk mendoj se Marotta do të shesë askënd tjetër. Simone ka një mundësi të shkëlqyeshme. Edhe te Lazio ka bërë gjëra të mëdha në 5-6 vitet e fundit, me rezultate të jashtëzakonshme. Tani arrin në një mjedis që është rritur shumë vitet e fundit, falë Marotta dhe klubit, duke rindërtuar nga rrënojat ekipin tonë. Conte bëri një punë të pabesueshme, meritoi notën 10, sepse krijoi një grup mahnitës dhe fitoi titullin. Shpresoj që Inzaghi të mund të përsërisë rezultatet e tij”.

TITULLI – “Unë mendoj se do të jenë 4-5 skuadra për titulli. Them se do të rivalizojnë të zakonshmet, Roma, Juve, Milani, Atalanta dhe Napoli. Pastaj ka gjithmonë një surprizë, madje edhe negative. Shpresoj që kjo e fundit të mos jetë skuadra ime e preferuar”.

MOURINHO – “Është e çuditshme ta shohësh në Itali pas gjithçkaje që bëri me ne. E sigurt është se ka marrë një mision të vështirë përsipër, nëse synon vërtet trofe. Ai ka kontratë 3-vjeçare, është e vërtetë, por te Roma nuk mendoj se dëshiron të presë shumë gjatë për të fituar. Tani i bie përreth kryeqytetit me një “Vespa”, le të shohim nëse do të vazhdojë ta bëjë kaq qetë këtë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu