Matoshi: Kosovarët nuk e duan Shqipërinë

Teksa një grup qytetarësh diskutonin për raportet kosovaro-shqiptare me shkas deklaratat e kryeministri shqiptar, Edi Rama, ish lideri ilëvizjes paqësore rugoviane, Halil Matoshi, u ka thënë mediave të huaja se nga përvoja e tij ka mësuar një gjë mbi këto raporte.“Nuk mendoj se kosovarët i dojnë shqiptarët, as Shqipërinë por mendoj që kosovarët më shumë e kanë njëfar ankthi të mundësissë së braktisjes nga Shqipëria sesa që e dojnë Shqipërinë”, ka thënë Matoshi.

Matoshi bashkë me opozitën shqiptare, po protestojnë duke kërkuar identitet kosovar, pasi kolacioni qeverisës ka shkelur kushtetutën kur bëri marrëveshje për bashkim me Shqipërinë.

Gjithashtu nuk e duan Edi Ramën kryeministër.Duke e shpjeguar frikën e kosovarëve nga braktisja shqiptare, Matoshi ka treguar një fabulë të një fëmije i cili nuk mendon se ka humbur në plazh por që e ka braktisur nana.

“Këta njerëz e kanë hallin se mos po na len neve Shqipnia. Nuk është që e dojnë por tuten mos po na len. Nuk është prej dashnisë”, ka thënë Matoshi.Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme, e ajo që ka ngjallur më së shumti duartrokitje është pohimi i një qytetari që i referohej Shqipërisë si shteti para Kosovës.


4 KOMENTET

  1. Ke të drejtë! Ju të komunitetit kosovarë nuk e doni shqipërinë! Ne shqipëtarët e duam Shqipërinë, se pa Shqipëri nuk do të kishte as Kosovë! Por Ju dhe LDK-ja doni të shpikni komb të ri – Kosovarë, e ky far komuniteti kosovarë, pra njejt si komuniteti Romë, ashkali, egjyptian etj. nuk e duan Shqipërinë!

  2. Me falni ju portal. Mos po mendon Hatili se kosovarët i ka pjell nëna vetë e jan pron e tij që ai të flas në emër të kosovarëve. Unë mendoj se SHIK-u i kosovës duhet të bëj hetime për kët zolumqar {kodosh}të kombit shqiptar. Dhe duhet që organet e drejtësis te vënë para ttyre të gjithë ata që punojnë kudër trungut shqiptar. Ky një matrapaz e sharllatan i i Titos nje i shitur kunder kombit të vetë {lind dyshimi se a është shqiptar fare} Jemi në këtë gjendje për arsye te këso morrash që na përcjellin gjatë Historis tonë mij vjeçare. Nuk e kuptoj unë se për mediat i bëjn kaqë popullariter keti armiku të perbetuar ndaj Shqipëtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu