Mbahet sot seanca e Kuvendit të Zubin Potokut, në rend dite largimi nga Asociacioni i Komunave

Sot, në mesditë, raportohet se do të mbahet seanca e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut për këtë vit.

Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për largimin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, si dhe miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme.

Po ashtu, do të zgjidhen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe do të formohet Komiteti për Komunitete, shkruan Sinjali, transmeton Klankosova.tv.

Seanca thuhet se do të pasojë me një mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa në orën 11:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu