Mbani lotët! Fjalët e Rozana Radit për Arielën do t’ju këpusin zemrën

Vazhdon të jetë një plagë e hapur vrasja e 21-vjeçares, Ariela Murati nga ish- i dashuri Aldosen Belulaj.

Ndaj kësaj ngjarje të rëndë kanë reaguar në masë edhe “VIP-at” shqiptarë të cilët jo vetëm që kanë shprehur ngushëllimet për familjet por edhe kanë dënuar ashpër ngjarjen.

Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur Rozana Radi e cila me anë të një poezie ka shprehur dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur mes Tiranës.

“Mos vrit, të lutem jo, vër dorën në zemër, mos ja merr jetën”- shkruan Rozana Radi.

Poezia e plotë

Ti mos e vish me te zeza nje nene
Mos ja thyej ti shpirtin
qe gjithe jeten dhemb
nese mundesh pastroja ti qiellin
Ti mos ja vrit ti nje motre te motren
qe kurre mos ta shohe
Mos urre ti dike qe s’te deshi
por lere te shkoje
Nese mundesh ti mundesh
te mos jesh si to
Nese mundesh ti mendo
nje here me zemer
Ti mos e shkel ndershmerine e asaj
qe per jeten luftoj
Mos qello mbi nje zemer te re
lere qe te jetoje
Nese mundesh ti
beje per vete
Nese mundesh ti mendo
nje here me zemer
Mos vrit me degjo
Ver doren ne zemer
Se fjalen e mire pa çmim ti mund ta gjesh kudo
per dike tjeter
Mos vrit te lutem jo
mos ja merr jeten
Jo mos ja bej kurre diçka
qe neser ti nuk do ta bejne ty te tjeret! /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu