Mbappe mahnit me aftësitë e tij në stil të Ronaldinhos (VIDEO)

Kylian Mbappe ka mahnitur me aftësitë e tij në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Dijon të shtunën në Ligë 1. Sulmuesi francez shënoi dy herë në triumfin 4:0 të liderit PSG-së Stade des Princes në Paris.

Por më shumë se golat, në sy ranë aftësitë e tij dribluese, që bënë bujë në rrjetet sociale pas ndeshjes. Në minutën e 26-të, Mbappe i kaloi dy futbollistë duke ua futur topin mes këmbëve.

Së pari Julio Tavaresit e menjëherë pas tij edhe Michael Alphonses. Kjo ia fitoi ekipit të tij një korner dhe u komentua shumë si diçka që është parë vetëm nga i madhi Ronaldinho.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu