Mbappe: Në Madrid, ndihem më mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 21: Kylian Mbappe of Real Madrid warms up prior to the LaLiga match between Real Madrid CF and RCD Espanyol de Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on September 21, 2024 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kylian Mbappé po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij.Me 15 gola në 13 ndeshje që nga fillimi i sezonit, sulmuesi i Real Madridit është aktualisht një nga figurat kryesore në futbollin evropian.

Duke folur me gazetarët gjatë kampit stërvitor të ekipit kombëtar francez, kapiteni francez reflektoi mbi përshtatjen e tij në Spanjë dhe ndikimin që transferimi pati në performancën e tij.

“Pata kohë të pushoja, të shkoja me pushime dhe pastaj të përgatitesha mirë”, deklaroi ai.

“E nisa sezonin në mënyrën e duhur. Është ende pak herët, është vetëm fillimi. Zbatova të gjithë elementët e nevojshëm për të pasur një fillim të mirë. Po fillojmë të kuptojmë se çfarë pret trajneri nga ne. Këtu, me ekipin kombëtar, ishim seriozë në dy ndeshjet e para”, vazhdoi ai.“Jam përshtatur mirë në Madrid ; jam pak më i qetë atje. Kjo nuk është kritikë për Francën . Stili i jetës është thjesht i ndryshëm, më pak kaotik se në Paris. Kam arritur të organizoj mendimet e mia dhe të ndihem përsëri në formë. Në Madrid , ndihem më mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht”, përfundoi ai. /GazetaBlic Sport


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu