Mbi 15 mijë shkenctarë nënshkruajnë paralajmërimin mē të madh në histori për shkatërrimin e botës

Nuk ka vend si në shtëpi, në planetin tonë të ngrohtë dhe përplot me ujë. Por ne nuk do të mund të jetojmë këtu nëse njerëzit nuk i ndryshojnë sjelljen e tyre, thonë 15.365 shkencëtarë nga 185 vende që kërkojnë vëmendjen tuaj.

Më 13 nëntor, revista BioScience publikoi “Paralajmërimin Botëror të Shkencëtarëve për Njerëzimin: Paralajmërimi i Dytë”, në katër gjuhë: anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht.

Paralajmërimi i parë u lëshua në vitin 1992 kur 1,700 anëtarë të Bashkimit të Shkencëtarëve të Shqetësuar konklduan se njerëzit janë “në një drejtim përplasjeje me natyrën”. Ky grup, i cili përfshinte laurat të shumtë dhe fitues të çmimit Nobel, i kërkoi botës ta shpëtonte Tokën nga ndryshimet ekstreme klimatike, djegia më e vogël e lëndëve djegëse fosile, ruajtja e pyjeve, kufizimi i rritjes së popullsisë dhe përmirësimi i prodhimit të ushqimit.

Në përvjetorin e njëzetë e pestë të thirrjes së tyre, ne shohim  mbrapa paralajmërimin e tyre dhe vlerësojmë përgjigjen e njerëzve“, shkruajnë shkencëtarët bashkëkohorë.
Përqëndrohuni – ne nuk u përgjigjëm mirë, kokludojnë shkencëtarët.

Që nga viti 1992, me përjashtim të stabilizimit të shtresës stratosferike të ozonit, njerëzimi “nuk arriti të bëjë përparim të mjaftueshëm në zgjidhjen e përgjithshme të sfidave të parapara mjedisore dhe alarmante, shumica e tyre po bëhen shumë më keq”, thuhet në letër.

Autorët e saj thonë se ata janë veçanërisht të shqetësuar nga “trajektorja aktuale e ndryshimeve klimatike potencialisht katastrofike” … nga djegia e lëndëve djegëse fosile, shuarja e pyejve dhe prodhimi bujqësor.

Ata gjithashtu theksojnë se kjo ngrohje e shpejtë ka “sjellë një etapë të zhdukjes masive, e gjashta në rreth 540 milionë vjet”. Shkencëtarët parashikojnë se shumë forma aktuale të jetës mund të asgjësohen ose të jenë afër zhdukjes deri në fund të këtij shekulli.

Megjithatë, ekziston njëfarë shprese. Njerëzit kanë treguar se, me përpjekje të përqëndruar, ne jemi në gjendje të bëjmë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme. Rënia globale në përdorimin e substancave që zvogëlojnë vrimat e  ozonit tregon se përparimi është i mundur dhe shkatërrimi nuk është i pashmangshëm, pohojnë shkencëtarët. Në përgjithësi, njerëzit kanë bërë përparime në zvogëlimin e varfërisë së skajshme dhe urisë, rënien në shuarjen e pyejve në disa rajone dhe rritjen e shpejtë të sektorit të energjisë së rinovueshme.

Por duhet bërë më shumë. Gazeta u bën thirrje të gjithëve që të ndihmojnë duke qenë konsumatorë dhe votuesi të informuar, që të mos e gjejmë veten të pastrehë. Koha po ecë, na përkujtojnë shkencëtarët :

Për të parandaluar mjerimin e përhapur dhe humbjen katastrofike të biodiversitetit, njerëzimi duhet të praktikojë një alternativë më të qëndrueshme mjedisore për të jetuar jetët e tyre. Kjo recetë u artikulua mirë nga shkencëtarët më të mirë në botë 25 vjet më parë, por në shumicën e rasteve nuk kemi marrë parasysh paralajmërimin e tyre … Ne duhet ta pranojmë, në jetën tonë të përditshme dhe në institucionet tona qeverisëse, se Toka me gjithë jetën e saj është shtëpia jonë e vetme./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu