Mbi 40 autoshkolla kanë formuar “kartel” për përcaktim të përbashkët të çmimeve

Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës ka kryer mbikëqyrje mbi punën e më tepër autoshkollave në gjithë shtetin, me çka janë konstatuar indikacione që çojnë deri te mundësia për veprim të harmonizuar të tyre mbi çmimin që duhet të paguajnë kandidatët që duan të bëhen shoferë.

“Mbi 40 autoshkolla janë bërë bashkë dhe kanë formuar kartel për formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë duke shkelur kështu ligjin për mbrojtje të konkurrencës”, tha Zekirija Haxhiu – Gazetar.

Autoshkollat kanë shkelur nenin 7 të Ligjit për Mbrojtje të Konkurrencës, i cila ndalon veprimin e përbashkët, respektivisht përcaktimin e një çmimi të harmonizuar për një shërbim të caktuar. Shumica e autoshkollave janë nga Shkupi.

“Gjatë mbikëqyrjes janë konstatuar indikacione të cilat çojnë te mundësia për sjellje të harmonizuar të autoshkollave – kartel gjatë formimit të çmimeve për trajnim të kandidatëve për shoferë” thonë nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës.

Nga Komisioni kanë njoftuar se do të vazhdojnë grumbullimin e dëshmive dhe për të vërtetuar të gjitha faktet relevante. Nga atje thonë se nëse vërtetohet dakordimi i çmimeve, do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin. Nga atje thonë se mbikëqyrja në punën e autoshkollave është pjesë e punës së rregullt për vërtetimin e shkeljeve të mundshme në kuadër të ligjit për mbrojtje të konkurrencës. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu