Qeveria e Kosovës ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Kryeministri Edi Rama ka pritur me ceremoni kreun e qeverisë së Kosovës, Hotit. Ceremonia është zhvilluar para Pallatit të Kongreseve.
Pas ceremonialit shtetëor dy kryeministrat u futën në hollin qendror të Pallatit të Kongreseve, ku edhe pritet në nisë mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Agjenda e mbledhjes:
11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit tëKongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)
11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)