Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën përpara Samitit të Liderëve të BE-së që do zhvillohet më 10-11 dhjetor me një axhendë të gjerë në të cilën përfshihen edhe marrëdhëniet me Turqinë. Në takimin në Bruksel axhendën zyrtare e përbëjnë pikat për situatën pas zgjedhjeve në Gjeorgji, zgjedhjet për Asamblenë kushtetuese në Venezuelë, shkëmbimi i pikëpamjeve se si do të formësohen marrëdhëniet BE-SHBA pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mekanizmi i sanksioneve të BE-së lidhur me të drejtat e njeriut, pasojat e shkaktuara nga ligji i ri i sigurisë në Hong Kong, autonomia strategjike e BE-së dhe zhvillimet lidhur me Turqinë.
Bisedimet e detajuara në kuadër të vendimeve të marra në Samitin e mbajtur më 1 tetor rreth marrëdhënieve BE-Turqi, pritet të diskutohen edhe në Samitin që do fillojë më 10 dhjetor. Në takimin që mbahet sot përpara Samitit, planifikohet që ministrat e Jashtëm të BE-së të përcaktojnë kornizën që do t’i japë drejtim diskutimeve të liderëve.
Zyrtarët e BE-së mendojnë se nuk kanë shikuar nga Turqia hapat që presin për çështjen e Mesdheun Lindor. BE-ja gjithashtu nga Turqia ka edhe pritshmëri për çështjet si Qipron, Malësinë e Karabakut, Libinë dhe Sirinë. Për shkak se BE-ja nuk ka vërejtur hapat që ka pritur, parashikohet se në Samitin e Liderëve të BE-së do të vendoset nëse do të zbatohen apo jo masa kufizuese ndaj Turqisë. BE-ja e sheh si zhvillim pozitiv rikthimin së fundmi në portin e Antalyas të anijes Oruç Reis e cila përfundoi punimet e saj në Mesdheun Lindor, por ajo ka deklaruar se situatën e marrëdhënieve me Turqinë do ta vlerësojnë sipas veprimeve dhe retorikave të përgjithshme dhe jo vetëm mbi një veprim.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, në një deklaratë gjatë hyrjes në takim, bëri të ditur se Gjermania po tregon përpjekje për të zhvilluar dialogun me Turqisë dhe BE-së. Ai rikujtoi se pas tensioneve në Mesdheun Lindor nuk ka pasur bisedime të drejtpërdrejta mes Turqisë dhe Greqisë. Duke pretenduar se Turqia ka mbajtur një qëndrim që përfshin provokim, Maas tha se “Do të shikojmë se çfarë rezultatesh do të kenë këto“.
Pasi njoftoi se do të diskutojnë nëse do të vendosin apo jo sanksione ndaj vendeve që bëjnë shkelje të rënda kundër të drejtave të njeriut në të ardhmen, Maas tha se “Këto do të jenë përpjekjet tona më të mëdha gjatë periudhës tonë të presidencës së radhës“. Lidhur me marrëdhëniet BE-SHBA, Maas theksoi se “Ka shumë mundësi që duhet të përdoren me periudhën e Joe Biden në SHBA. Do të shohim se çfarë janë përgjegjësitë që mund të ndërmarrë BE-ja dhe se çfarë mund të bëhet lidhur me bashkëpunimin me SHBA-në”.









