Flasin vajzat maturante, ku 18-vjeçarja e cila shpenzoi mbi 2500 euro për të veshur në mbrëmjen e Maturës, dhe tjetra që shpenzoi më pak se 100 euro.
Është koha që maturantët të festojnë për sukseset e arritura dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në mbrëmjen e maturës.
Modelet dhe tendencat e veshjeve ndryshojnë çdo vit, së bashku me shpenzimet.
Këtë vit thonë stilistët trendi i fustaneve, është ai i fustaneve të rënduara me gurë e xixa.
Maturantja Klea Gjikolaj, ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për lukun e maturës.
“Vetëm fustani pa taka 1000 euro, takat 1200 euro, make up 250, akeseorët 100 euro“,- tha Klea.
Ndërsa maturanti Kaltri Tola thotë se i përket një ekstremi tjetër. Ai tregon se ka shpenzuar 30 herë më pak.
“Kurse unë ekstremi tjetër dje në darkë e gjeta kostumin dhe shpenzimet më kanë shkuar 30 herë më pak se Klea. Nuk mund të them se nuk doja ta shijoja , por preferoj të jem modest dhe më duket shpenzim pak koti me thënë të drejtën sepse mund ta bëjmë qejfin dhe pa shpenzuar miliona”,– tha Kaltri.
Stilistja Zajmira Qeraxhiu, tregoi se maturantët nuk kursehen dhe prindërit i mbështesin.
Edhe nëse nuk kanë mundësi ekonomike, ata paguajnë me këste vetëm që fëmijët e tyre të duken bukur.
“Unë shikoj që prindërit mendojnë se të jetë mire fëmija, jam mire dhe sakrifikohen dhe paguajnë 2-3 herë dhe 4 këste që vajza të ndihet mirë. Janë ata gjëra që ngelin kujtim dhe është një fustan që mund të shkoj nga një minimum 15 mijë lekë të reja deri tek 1 milion e gjysmë dhe 2 milion”, – tha Zajmira Qeraxhiu, stiliste.










