Mbresëlënëse, e moshuara Feime Iseni nga Vaksinca e Likovës ka mbushur 102 vjet

Screenshot

Në Maqedoni të Veriut janë të rrallë personat që arrijnë t’i mbushin 100 vite. Pothujse çdo vit numri i të moshuarve mbi 100 vjeç nuk e kalon numrin 70,referuar statistikave zyrtare.

Mbresëlënës është rasti me të moshuarën nga Fshati Vaksincë në Komunën e Likovës, Feime Iseni e cila sot, më datë 10.02.2026, ka festar ditëlindjen e 102 të saj.

Gjyshja Feime edhe pse fizkisht nuk mund të lëviz shumë por gëzon shëndet të plotë mendor.

Ajo është nëna e skulptorit të njohur Naim iseni, i cili ka vite që jeton dhe veprimtarinë e ndanë mes Vaksincës dhe Kanadfasë. ]

Naim Iseni ka postuar në profilin e tij në Facebook nënën e tije cila shihet e lumtur mes niperve dhe mbesave.

Për gazetën KOHA Naim Iseni rrëfen se nëna e tij është e lindur më 10 shkurt të vitit të largët 1924 por që është shënuar në librat disa vite më vonë.

”Për shkak të rrethanave të kohës nëna Feime si fëmijë është regjistruar shumë vite më vonë. Por që ajo realisht i ka 102 vite duke gëzuarar ende shëndet të plotë mendor edhe pse fuzikisht nuk mund të lëviz e të ecë si duhet. Ajo ka lindur në fshatin Runicë fshat ky që është shumë afër kodrave mbi Vaksincën”, thotë Naim Iseni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu