Mbrojtësi i Marseille, Caleta-Car: Kam refuzuar Liverpoolin, kështu vendosëm me klubin

Mbrojtësi i Marseille, Duje Caleta-Car, ka zbuluar se ai refuzoi një ofertë të Liverpoolit në janar. Liverpooli ishte i lidhur shumë me Caleta-Car gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi Jurgen Klopp donte të forconte mbrojtjen pas shumë dëmtimeve në këtë repart.

Lojtari e ka konfirmuar se ka pasur një ofertë zyrtare nga kampionët e Ligës Premier.

“Kam marrë një ofertë nga Liverpooli. Ishte një nder për mua të dija që një klub i tillë më donte. Ne vendosëm me klubin që të qëndroja”.

“Marseille është gjithashtu një klub i shkëlqyeshëm dhe unë ende kam shumë për të bërë këtu”, ka thënë Caleta-Car para gazetarëve.

Caleta-Car që është bashkuar me Marseille nga Red Bull Salzburg në vitin 2018, ka 130 paraqitje me klubin francez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu