Me 1 euro shtëpi deri në 100.000 euro: Italia ofron shpërngulje në qyteza të boshatisura nën këto kushte

Disa komuna në Itali prej vitesh ofrojnë shtëpi të braktisura për çmimin simbolik prej një euro, por rajoni i Trentinos shkon një hap më tej – ofron mbështetje të konsiderueshme financiare për të gjithë ata që vendosin të zhvendosen dhe të rinovojnë këto prona.

Nga viti 2026, Trentino siguron deri në 100.000 euro për blerjen dhe rinovimin e shtëpive të braktisura, raporton portali italian money.it.

Në program janë përfshirë 33 vendbanime, ndërsa autoritetet rajonale kanë ndarë gjithsej 10 milionë euro për dy vitet e ardhshme, me qëllim rigjallërimin e zonave rurale dhe rritjen e numrit të banorëve.

Kushtet për aplikim

Programi nuk është i kufizuar vetëm për shtetasit italianë – mund të aplikojnë edhe të huajt, por nën kushte të caktuara:
• Të kenë të drejtë ligjore për të blerë pasuri të paluajtshme në Itali.
• Shtetasit jashtë BE-së duhet të kenë vizë përkatëse ose leje qëndrimi.
Afatet e aplikimit

Aplikimet dorëzohen në dy afate:

1. Nga 19 maji deri më 30 qershor
2. Nga 8 shtatori deri më 23 tetor
Ndarja e mjeteve financiare

Mjetet e ndara janë rreptësisht të destinuara:

• Deri në 20.000 euro për blerjen e pronës.
• Deri në 80.000 euro për rinovim.
Detyrimet: Kandidatët zotohen të jetojnë në shtëpi për të paktën 10 vjet ose ta lëshojnë me qira me çmim të arsyeshëm. Në të kundërt, duhet t’i kthejnë mjetet. Gjithashtu, vlera totale e rinovimit nuk guxon të kalojë 200.000 euro./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu