‘Me 4 mijë euro shëron autizmin’, policia aktivizohet për rastin e Arianit Sllamnikut

Raportimet e Klan Kosovës, gjegjësisht emisionit KIKS Kosova se Arianit Sllamniku, e paska ilaçin për trajtimin e autizmit tek fëmijët, ngjallën reagime të shumta duke kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit.

Konspiracionisti Sllamniku, pretendon se e ‘shëron’ autizmin ndonëse s’ka lidhje me mjekësi.

E në këmbim, kërkon 4 mijë euro, por medikamentet që ai ofron s’janë për njerëz, por të destinuara për kafshët.

Tashmë raportimi i Klanit ka vënë në lëvizje edhe organet shtetërore.

Rasti po trajtohet nga ana e policisë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmojmë se në lidhje me rastin për të cilën keni pyet, ky rast është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse. Për vazhimin e hetimeve lidhur me këtë rast do të ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Hashani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu