“Më bëri çudi”, Diola tregon çfarë i tha ish-bashkëshorti pas daljes nga “BB VIP”

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, Diola Dosti, pati dhe ato momentet kur tregoi historinë e saj të dashurisë, divorcin si dhe vështirësitë që ka kaluar si një nënë beqare e tre vajzve të saj.

E ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, Dola ka rrëfyer edhe bisedën që ka pasur me ish-bashkëshortin, pas daljes së saj nga reality shoë, duke marrë parasysh se e ka përmendur jo pak herë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ajo tha se filimisht i dërgoi një mesazh ku dhe i kishte kërkuar ndjesë nëse brenda në shtëpi kishte thënë ndonjë fjalë që e kishte prekur, dhe më pas e kishte falenderuar për kujdesin e treguar ndaj vajzave gjatë kësaj kohe.

Sigurisht që kishte marrë një përgjigje nga ai, i cili i kishte thënë: Nuk ke përse më kërkon ndjesë, ishte shumë mirë në lojë”, ndërsa sipas Diolës ata edhe janë takuar këto ditë dhe ai i kishte shtrënguar dorën, si rrallë herë kohët e fundit, dhe e kishte parë me shumë dashamirësi, duke i lënë të kuptojë se cdo gjë mes tyre ishte mëse në rregull.

“Ish-bashkëshortin e kam takuar të nesërmen dhe më bëri çudi me thënë të drejtën sepse më dha dorën tamam jo si gjithmonë gjysmë”, tregoi Diola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu