Me çka do të ngrohemi në dimër, rryma shtrenjtë, shtrenjtohen drunjtë, nuk ka peletë?

Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, qytetarët ankohen edhe për rritjen e çmimit të drurit, por së fundi nuk mund të gjendet as edhe peletë për ngrohje, informon Kanal5 përmes një kronike.

Shteti jep subvencione për kondicionerët me inverter, por për shkak të çmimeve të larta – qytetarët e anketuat kanë thënë se të gjitha metodat e ngrohjes tashmë janë shtrenjtuar.

Çmimet e reja të drurit variojnë nga 4.000 – 5.000 denarë për metër kub në magazinat private. Pyjet e Maqedonisë kërkojnë rritje prej 20%, por çmimi i ri duhet të miratohet nga Qeveria.

Çmimi i peletit është dyfishuar. Qytetarët ankohen edhe në rrjetet sociale se është shumë e vështirë për t’i gjetur, sepse vendet fqinje nga të cilat importon Maqedonia kanë ndaluar eksportin. Kompanitë që shesin pelet në vendin tonë thonë se e kanë problem marrjen e tyre. Sasitë janë ulur, ndaj edhe çmimi është në rritje. Çmimet e larta të energjisë kanë bërë kohë më parë alarmin në të gjithë Evropën. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu