Bledi Mane njihet për natyrën e drejtpërdrejtë, pa filtra e deklaratat ‘therëse’. I tillë ishte edhe statusi i tij i fundit për Olta Gixharin, për të cilën gjithsesi thotë se e do në finale.
Gazetari ka publikuar një foto në një momentet kur ndodhej brenda shtëpisë, ku ka Olta ishte duke e puthur në ballë për të parë nëse ka temperaturë.
Duke e konsideruar si “puthja helmuese”, ai me ironi shkruan:
“PUTHJA “ME HELM”/ E ëmbël, e sinqertë, miqësore, shembullore. I ka inat dallaveret, intrigat, nominimet. Naive dhe rob i drejtë. Çfarë ka ndaj teje ta thotë mbrapa krahëve me sinqeritet…
Pavarësisht ironisë time në këtë përshkrim, Olta Gixhari (me intelektin poshtë mesatares bazike) mbahet lojtare e fortë brenda shtëpisë. Bashkë me Luizin i dua në finale!”-shkruan ai.










