Me një video nga stërvitjet, Ronaldo ia uron vetes ditëlindjen

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, sot (5 shkurt) ka mbushur 35 vjet, mirëpo ai nuk e ka në plan të ndalet pasi vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme fizike.

Sulmuesi i Juventusit nuk po tregon shenja ngadalësimi përkundër moshës së tij, ndërkohë që i rivalizon golashënuesit shumë më të rinj në moshë.

Ai ka shënuar në ndeshjet e fundit rresht, ndërsa numri i golave në Serie A këtë edicion është 19 dhe para tij ndodhet vetëm Ciro Immobile që ka shkëlqyer me 25 gola.

Se Ronaldo është fanatik i punës, e ka dëshmuar edhe videoja, të cilën e ka ndarë me fansat e tij në rrjetet sociale.

Në xhirimin e publikuar, 35-vjeçari shfaqet duke i bërë ushtrimet, ndërsa videon në Instagram e ka shoqëruar me përshkrimin: “Urime ditëlindja ime”.

Video:

 

View this post on Instagram

 

Happy birthday to me!!😅💪🏽🤪

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu