Me pasaportën e Maqedonisë ja në cilët shtete mund të udhëtoni pa vizë

Me pasaportën e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtohet në 124 shtete të botës pa vizë, prandaj është në vendin e 33-të në listën e përgatitur sipas indeksit të dokumenteve të udhëtimit “Arton Capital”, i cili përfshin pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe plus Vatikani, Kosova, Tajvani, Macau, Hong Kongu dhe territoret palestineze.

Siç njofton MIA, sipas këtij indeksi, Serbia është në vendin e 25-të sepse qytetarët e saj mund të vizitojnë 134 vende pa viza, Mali i Zi ndan vendin e 33-të me Maqedoninë e Veriut me mundësi për të udhëtuar në 124 vende, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 41-të, me pasaportën e të cilit mund të hyni lirisht në 116 shtete dhe Kosova është në vendin e 82-të, përcjell INA.

Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut janë tre vendet me “pasaportat më të fuqishme”, sepse qytetarët e tyre mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e botës pa viza.

Vendet me “pasaportat më të fuqishme” në Europë janë Gjermania dhe Spanja, me dokumentet e udhëtimit të të cilave mund të udhëtoni në 190 vende pa vizë, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me “hyrje pa pagesë” në 189 shtete.

Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia janë të barabartë në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Britania e Madhe ndajnë vendin e gjashtë. Zelanda e Re dhe SHBA janë në vendin e shtatë, të ndjekur nga Belgjika, Norvegjia dhe Zvicra në vendin e tetë.

Qytetarët e Afganistanit janë sërish në fund të listës me pasaportën më të dobët, pasi mund të udhëtojnë në 27 vende vetëm pasi të aplikojnë për vizë. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu