Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles për të tretin vit më radhë është kualifikuar në ligën më prestigjioze në këtë video-lojë, Major, që këtë vit do të mbahet në Paris. Për t’u kualifikuar në turneun e madh të CS:GO Blast Paris Major, BNE është përballur me ekipin FaZe, që renditet i dyti në botë.
Kësaj fitore të BNE-së i është gëzuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në llogarinë e tij në Instagram iu ka uruar suksese dh fitore të reja.
“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”. – ka shkruar Kurti.
BNE ka arritur të triumfojë kundër skuadrës amerikane, FaZE, me rezultat të përgjithshëm 2:0.
Ndeshja është zhvilluar në formatin “Best of 3”, map-i i parë ka qenë “Inferno”, e cila përfundoi me rezultat 16:10 për ekipin kosovar, dhe map-i i dytë “Mirage”, i zhvilluar në mënyrë fantastike nga BNE, duke triumfuar me rezultat 16:14










