Më shumë se dy vite kanë kaluar nga goli i fundit i Ronaldos prej gjuajtjes së lirë, portugezit nuk po ia do te Juventusi (VIDEO)

Kanë kaluar dy vite që kur Cristiano Ronaldo ka shënuar nga gjuajtja e lirë. Ylli portugez ka shënuar shumë gola gjatë karrierës së tij nga gjuajtja e lirë, mirëpo te Juventusi nuk po ia arrin.

Që kur kaloi nga Real Madridi te Zonja e Vjetër, CR7 nuk ka arritur t’i shënojë asnjë skuadre gol nga gjuajtja e lirë. 34-vjeçari golin e fundit nga ndërprerja e kishte realizuar ndaj Gremios në Kupën e Botës për klube me Los Blancos.

Kanë kaluar tani 748 ditë, 17,952 orë e 1,077,120 minuta nga goli ndaj skuadrës braziliane. Gjatë asaj kohe, Ronaldo kishte shënuar dy gola nga gjuajtja e lirë për Portugalinë, njëri ndaj Spanjës në Kupën e Botës.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu