Më vodhët ëndrrat: 16 vjeçarja përballet me liderat botërorë “pa ju dridhur qerpiku” (VIDEO)

Greta Thunberg është vetëm 16 vjeçe dhe mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ndryshimet klimatike.

Ajo i dha një mesazh emocional tepër të fortë drejtuar qeverive botërore për të reaguar kundër ndryshimeve me ritme negative të shpejta të klimës, që rrezikojnë gjithë njerëzimin.

“Unë nuk duhej të isha këtu, por në shkollë në anën tjetër të oqeanit. Thoni se keni shpresa tek ne të rinjtë. Si guxoni!!! Ju flisni vetëm për para dhe për përrallat me rritje ekonomike. Si guxoni!!!”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ndër të sensibilizuarit e parë nga lëvizjet kundër ndryshimeve klimatike ftoi udhëheqësit e pranishëm të veprojnë.

Në përfundim të mbledhjes, OKB njoftoi se Gjermania, Rusia dhe 64 vende të tjera u bënë pjesë e një marrëveshjeje paraprake për të zeruar çlirimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë deri në 2050-n.

Të hënën, Thunberg dhe 15 fëmijë të tjerë paraqitën një ankesë në Kombet e Bashkuara duke pretenduar se pesë nga vendet kryesore të botës kanë shkelur të drejtat e tyre të njeriut duke mos ndërmarrë veprime adekuate për të ndaluar krizën e shpërthyer të klimës.

Në peticion emërtohen pesë vende – Gjermania, Franca, Brazili, Argjentina dhe Turqia – që ata thonë se nuk kanë arritur t’i respektojnë detyrimet sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, një traktat 30-vjeçar për të drejtat e njeriut që është më së shumti e ratifikuar gjerësisht në histori.

Ajo tha se mesazhi ndaj liderave globalë të mbledhur në Nju Jork është i thjeshtë: “Ne po ju shikojmë”.
“Nëse keni zgjedhur të na dështoni, unë them se nuk do t’ju falim kurrë”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu