Media Amerikane lëshon alarmin: Kjo organizatë terroriste e bëri sulmin në Las-Vegas

Qyteti i dritave siç njihet në Amerikë, Las-Vegasi është tronditur sot nga një sulm vdekjeprurës. Një person ka shtënë me armë gjatë një koncerti në njërën nga kazinotë në Nevada duke lënë të vdekur më shumë se 50 persona dhe plagosur mbi 400 të tjerë,shkruan albeu.com.

Ndërkaq mediat amerikane kanë publikuar edhe fotografinë e agresorit Steven Paddick i datëlindjes 1953.

Gjithashtu policia publikoi edhe fotografinë e mikeshës së tij e cila është një 62 vjeçare me origjinë aziatike.

Por agjensia e lajmeve Reuters ka bërë të ditur se mikesha e agresorit Marilou Danley është arrestuar dhe ka njoftuar më tej se sulmi ka lidhje me organizatën terroriste ISIS pasi këta të fundit kanë marrë përgjegjësinë për të. Sipas një faqe interneti të ISIS agresori para disa muajsh kishte kaluar në fenë Islame dhe kishte ndryshuar emrin. E megjithatë ky informacion nuk është i konfirmuar nga autoritetet e sigurisë./albeu


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu