“Der Standard” përsëri i ka kushtuar një artikull situatës në Maqedoni.
“Lufta për pushtet në Maqedoni, pra në periferi është mes liberalëve dhe autokratëve që kanë resurse të fuqishme mediale. Kjo mund të vërehet lehtë nga regjimi konservator i OBRM-PDUKM, që si “patriotë” luftojnë kundër miliarderit George Soros dhe atyre që e mbështesin atë të ashtuquajtur si sorosoidë.”
Më pas media austriake tregon se George Soros si liberal mbështet opozitën liberale por kriza në Maqedoni ka edhe dimensionin gjeopolitik.
“Rusia frikësohet nga humbja e OBRM-PDUKM pasi kështu do humbiste një partner besnik në Ballkan. OBRM në fakt është e afiluar në Partinë Popullore Europiane, megjithatë është fatale dhe naive të besohet, që ajo përfaqëson vlera europiane dhe perëndimore. Bile bash e kundërta.”
Në fund artikulli përmbyllet për ngjarjet e dhimbshme të 27 prillit ku OBRM u përpoq të krijojë një urrejtje anti-shqiptare dhe se ministri i brendshëm Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për dy orë gjatë mësymjes parlamentare.
“Është e dhimbshme që partia e djathtë austriake në bazë të grandeve janë takuar dhe fotografuar me shefin e OBRM, Nikola Gruevski. Kush tani nuk pozicionohet qartë, indirekt mbështet njerëzit e rrezikshëm. E mira është që Brukseli dhe Uashingtoni njohën menjëherë zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, megjithatë ka persona që mbështesin akoma autokratin Gruevski si Victor Orban i Hungarisë. Edhe Greqia ka qenë e rezervuar me zgjedhjen e Xhaferit si kryeparlamentar.