Media botërore trondit të gjithë: Trump ka vënë jetët e amerikanëve në duart e Kinës

Në median botërore, CNN është publikuar një opinion përgatitur nga Samantha Vinograd, analiste e sigurisë kombëtare në lidhje me situatën e pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Kina, një vend që Shtëpia e Bardhë e ka quajtur një “konkurrent strategjik”; një vend i angazhuar në operacione me ndikim aktiv kundër nesh; një vend që Departamenti i Shtetit e përshkruan si një shtet autoritar që përfshihet në abuzime të mëdha të të drejtave të njeriut; një vend për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se “ka përfituar vazhdimisht nga ekonomia amerikane”; një vend, udhëheqja e të cilit Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e përshkroi si një “kërcënim thelbësor për shëndetin tonë dhe mënyrën e jetesës”; një vend ku zyrtarët e administratës Trump janë duke fajësuar për mbulimin e së vërtetës në lidhje me shpërthimin e koronavirusit.

Kina, vendi në të cilin Shtetet e Bashkuara janë mbështetur në furnizimin me pajisje për të shpëtuar jetët e Amerikës. Në një kthesë të çoroditur dhe të shmangshme të fatit, vendi që ishte ndoshta përgjegjës për përhapjen e virusit për shkak të përpjekjeve të tij për të mbuluar shpërthimin fillestar, tani është në pozicionin më te mirë për të përfituar nga ndikimi i tij fatal.

Komuniteti i Inteligjencës Amerikane ka paralajmëruar se Kina ka ndërmend të zgjerojë ekonominë e saj globale në këto kohë. Tani, ndërsa epiqendra e pandemisë është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara me më shumë se 300 mijë raste të konfirmuara të COVID-19 që nga 4 prilli, mungesa e përgatitjes së Trump i ka dhënë Kinës një hapje, për t’u zgjeruar që të arrijë shpejt nje pozicion avantazhi.

Administrata e Trump duhet të kishte patur një strategji në vend, për të grumbulluar në mënyrë të duhur dhe shpërndare furnizimet kryesore, përpara se pandemia Të godiste SHBA-në, por nuk e bëri.

Për t’i bërë gjërat më keq, presidenti Donald Trump hezitoi me javë të tëra për të përdorur Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes, të cilin ai më në fund e thirri për të ndihmuar në drejtimin e materialeve dhe burimeve të tjera për prodhuesit vendas, për të prodhuar ventilatorë dhe maska ​​N95.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu