Për fatin tonë të keq, nuk jemi shumë të njohur si popull në botë.
Ama dhe ato pak që na njohin, nuk kanë një përshtypje të mirë për shqiptarët, duke i cilësuar si kriminela.
Me shumë mundësi, kjo vjen për shkak se fenomenet tona negative kanë bërë më shumë bujë se ato pozitivet.
Gazeta e mirënjohur “The Sun” u ka kushtuar një artikull të gjërë shqiptarëve “kriminelë” të cilët sundojnë botën e krimit në Britani dhe pasuria e tyre është gati e pallogaritshme.
“Kriminelë të ndryshëm të shtetit të varfër të Ballkanit, po mburren në mediat sociale duke treguar se janë të lumtur që do të kthehen në shtëpi me furtunat e tyre. Disa madje kanë fotografuar vetveten pasi kanë arritur në këtë vend me sukses”-shkruan The Sun.
Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka quajtur fluksin “një kërcënim të madh” për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta të kriminelëve me Amerikën Jugore dhe rrjetet e trafikimit seksual.
Mes tyre, në fotografi shihet edhe Olsi Behluli, i cili është duke bërë 11 vjet burg për posedim të heroinës dhe kokainës në vlerë prej 4 milionë funtash.
Fotografia e “aktorit” 24 vjeç, rrethuar me plotë 250 mijë paund, është zbuluar nga policia.
Luan Plakici, i cili është duke bërë 23 vjet burg për kontrabandimin e 60 grave në prostitucion, është parë të mbajë një pako shënimesh nën divanin e tij, shkruan “The Sun”.
Ardi Beshiri, u burgos kur në çorapet e tij u gjet kokainë, dhe një grumbull parash iu gjet ndërsa e mbante në shpatullën e tij. Në një imazh tjetër shfaqet, Bes Besiajn i cili përpiqet të “hante” një grumbull të madh të hollash. /albeu