Mediat italiane: ”Mirëserdhe Cristiano”

Sipas medieve italiane, Cristiano Ronaldo tashmë mund të konsiderohet lojtar i Juventusit.

“Tuttosport” e ka vendosur foton e Cristianos në ballin teksa ka shkruar: “Mirëserdhe Ronaldo”, duke shpjeguar se “të gjithë janë gati për ta pritur CR7-ën në një klimë euforike”.

“Tuttosport”, transferimin e mundshëm të Ronaldos e konsideron si “goditja e shekullit”, teksa shkruan se “Dybala, Matuidi, Pjanic, tifozët… mezi po e presin Crisin”.

Kjo e përditshme ishte një ndër të parat që foli për arritjen e fituesit të 5 Topave të Artë.Raportohet se tashmë çdo gjë ka përfunduar dhe se Cristiano do të luajë në Juventus sezonin e ardhshëm. /Insporti


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu