Gjatë vizitës zyrtare në Luginën e Preshevës, Presidenti Bujar Nishani u ka kthyer përgjigje mediave serbe të cilat e kanë cilësuar provokim vizitën e presidentit në zonat me popullsi shqiptare.
Në videon e mëposhtme ekskluzive, Presidenti Bujar Nishani thotë se nuk është aspak provokim nëse flitet për bashkëjetesën në paqe dhe kulturën e arsimin.
Presidenti Nishani ka dhënë mesazhe paqeje gjatë vizitës së tij zyrtare në Preshevë.