Mediat serbe: Haradinaj kërcënon Vuçiqin

Mediat serbe vazhdojnë të merren intensivisht me deklaratat e kandidatit të AAK-së për president, Ramush Haradinaj, njofton Insajderi.

Paralajmërimi i Haradinajt për bashkim me Shqipërinë nëse BE-ja nuk lëviz drejt njohjes së pesë shteteve anëtarë dhe nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, po përcjellën me interesim në shtetin fqinj.

Deklarata e sotme e Haradinajt në Ferizaj si mesazh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për njohjen e Kosovës, sonte është ndër lajmet kryesore në Serbi.

“Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi që më mirë e ka ta njoh Kosovën. Ai ka kërcënuar se të kundërtën Prishtina do të vazhdojë me bashkim me Shqipërinë”, shkruajnë mediat më të mëdha serb B92, Blic, Danas, Tanjug, etj


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu